Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skënderbeu përplas bashkinë e Lezhës me qeverinë, kërcënon Frrokaj

22:09 / February 28, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lezhe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Kulturës nuk jep lejen për  vendosjen e shtatores së Skënderbeut në sheshin “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës. Vendosja e shtatores ishte planifikuar që të vendosej më datë 2 mars, në kuadër të kremtimeve të Besëlidhje së Lezhës dhe samitit të dytë të diasporës.

Shtatorja e Skënderbeut e planifikuar për tu vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” në kuadër të kremtimeve për Besëlidhjen e Lezhës dhe samitit të dytë të Diasporës  më datë 2 mars, ka përplasur Bashkinë e Lezhës me Ministrinë e Kulturës.

Problemi ka lindur për shkak të lejes që i nevojitet Bashkisë nga Instituti i Monumenteve për vendosjen e kësaj shtatoreje, leje që ende nuk është dhënë. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se është papranueshme bllokimi i ministrisë për vendosjen e kësaj shtatore të shumë pritur për Lezhën.

Ndërkaq kryebashkiaku Frrokaj ka paralajmëruar se nëse shtatorja nuk do të vendoset brenda datës 2 mars,  do të braktisë aktivitetin e programuar nga qeveria. Pavarësisht se më Lezhën është e lidhur fillimi dhe fundi i veprimtarisë së heroit tonë kombëtar, Besëlidhja e Princave dhe prehja e tij përfundimtare, Gjergj Kastrioti nuk ka asnjë shtatore në sheshin me të njëjtin emër.

Lezhe perplasen skenderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.