Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Skocia miraton ligjin për lehtësimin e ndryshimit të gjinisë

22:59 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti skocez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti skocez miratoi gjatë së enjtes një ligj që lehtëson ndryshimin e gjinisë për personat transgjinorë, që do të thotë se tashmë ata mund të modifikojnë ligjërisht këtë pjesë të identitetit të tyre.

Kjo përfshin edhe eliminimin e nevojës për të diagnostikuar nga ana mjekësore disforinë gjinore dhe uljen e moshës nga 18 në 16 vjeç. Reforma e Njohjes së Gjinisë u miratua nga 89 anëtarë dhe Skocia është zyrtarisht vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që aprovon një proçes për vetëidentifikimin e ndryshimit të gjinisë.

Kriteri kryesor për aplikantët e kësaj çertifikate është se duhet të kenë jetuar për 3 muaj ose 6 nëse janë në moshën 16-17 vjeç në gjininë që duan të zgjedhin. Gjithashtu do të ketë një periudhë “reflektimi” 3-mujore në rast se ata ndryshojnë mendje dhe duan që në dokumentacione të figurojë sërish gjinia e tyre e mëparshme.

Vende si Danimarka, Irlanda dhe Argjentina kanë vendosur ligje të ngjashme për të lehtësuar ndryshimin e gjinisë.

Partia Konservatore dhe një grup i të drejtave  të grave nuk ranë dakord me ligjin e ri. Sipas këtyre të fundit, është një kërcënim për gratë e vajzat sepse do të jetë më e lehtë për meshkujt që të hyjnë në ambiente vetëm për femrat, siç janë tualetet.

gjinia ligji skoci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.