Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

S*ks dhe drogë tek ish-godina e amortizuar e fabrikës së miellit në Korçë

21:38 / February 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korçës që ndodhet jo më larg se 1 metër distancë mund të shembet prej amortizimit. Kjo fabrikë e dalë jashtë funksionit, e ndërtuar në vitet 1945, tashmë është kthyer në një ngrehinë të rrezikshme për pallatin ngjitur, por edhe për kalimtarët që kalojnë nëpër ngushticën ndërmjet dy godinave. Tullat e godinës kanë filluar të bien, ndaj banorët për të hyrë në pallatin e tyre çdo ditë rrezikojnë jetën.

Përveç rrezikut të shembjes, banorët e këtij pallati ankohen në Fiks Fare se kjo godinë është kthyer edhe ne një vatër sëmundjesh, pasi ambientet në të janë plot plehra dhe me fekale. Ata shtojnë se kjo godinë është kthyer në një strehë për përdoruesit e drogave dhe bazë për të kryer vepra të turpshme.

“Kemi fëmije dhe vajza, por për shkak se aty bëhet gjithçka kemi frikë dhe turp t’i nxjerrim në dritare apo në oborr” shprehet një banor i pallatit.”Kemi 5-vite që ankohemi pranë Bashkisë së Korçës, por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Te vetmen gjë që bënë është vendosja e dy tabelave paralajmëruese ku shkruhet: ‘Kujdes rrezik shembje’ ” pohon një tjetër banor. Ata kërkojnë që godina e rrënuar e ish fabrikës së miellit të shembet, para se të shkaktojë ndonjë tragjedi.

Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.