Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SKY ECC “fundos” shqiptarët në Belgjikë, dënime të rënda dhe zbërthim i pasurisë në Shqipëri

14:45 / February 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
045c6a67 eccsky 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishin autoritetet belge dhe franceze ato që zbërthyen në fillim kodin e aplikacionit të komunikimeve të kriptuara “Sky ECC”, ndërkohë që tani duket se është në përfundim edhe procesi gjyqësor ndaj grupit të shqiptarëve që u arrestuan atje.

Mediat lokale raportojnë se Prokuroria Federale në Belgjikë ka dhënë pretencën këtë të hënë për një grup trafikantësh, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Ata akuzohen, sipas zbardhjes së komunikimeve në Sky ECC se janë pjesë e grupeve kriminale që “mbytën” Europën me kokainë me origjinë Amerikën Latine.

Sipas mediave belge, shqiptarët Paulo D. dhe Flavio B., u arrestuan më 26 tetor 2021teksa policia bastisi një laborator droge në Huysmanslaan në Ixelles.

Hetuesit gjetën aty 177 kilogramë kokainë, si dhe shumë produkte kimike dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për përgatitjen e kokainës për shitje, si dhe dy armë zjarri.

Mësohet se prokurori publik kërkoi 7 vjet burg për Flavio B. dhe 6 vjet për Paulo D.

Javën e kaluar, gjyqtari federal Julien Moinil dha një dënim me 9 vjet burg kundër vëllaittë njërit prej krerëve të grupit Eridan Munez Guerrero (mban mbiemrin e gruas kolumbiane).

Të hënën shqiptari Sokol C, u dënua me 7 vjet burg. Ai punon si shofer kamioni në Shqipëri, por me pagën mujore prej 800 eurosh ka mundur të blejë një “Range Rover”, një “Ford Mustang”, një “Mercedes”, një varkë dhe disa apartamente”, thuhet në njoftim.

“Në të njëjtën kohë, vëllai i tij Eridan i dërgon shuma të konsiderueshme parash nga Belgjika. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Shqipëri kemi gjetur disa dokumente që e lidhin me automjetet e përdorura në Belgjikë nga organizata kriminale.

Më në fund, gjykatësi federal urdhëroi një dënim me burg prej 13 vjetësh kundër Maringlen C., i cili lidhej me laboratorë të ndryshëm të drogës.

“Gruaja e tij u arrestua në laboratorin e drogës në Graystraat, laboratori ku filloi kjo dosje”, tha magjistrati. “ADN-ja e tij u gjet në një laborator në Anderlecht. Ai ishte në kontakt të ngushtë me Eridan Munez Guerrero, edhe pas arrestimit të tij, dhe ai njihet nga Albelhak H. si një nga njerëzit që e rrëmbyen atë.”, -pohoi magjistrati.

Belgjikë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.