Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Sllogani më i keq”: Mediat ndërkombëtare kryqëzojnë Shqipërinë

22:35 / March 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sllogani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Shqipëria ka hapur konkursin për sloganin më të keq të turizmit”.

Ky është titulli që hap një tjetër artikull të një medie të huaj që flet për strategjinë e gabuar të ndjekur nga Shqipëria për të promovuar turizmin.

“Telegraph” i referohet sloganit të bërë publik pak javë më parë, “Taken by Albania” që ka kuptimin e rrëmbimit ose të marrjes peng nga Shqipëria.

Ky slogan është i bazuar në filmin “Taken” të aktorit Liam Neeson, ku dy vajza amerikane rrëmbehen në Paris dhe shiten në tregun e prostitucionit nga gangsterët shqiptarë.

Kështu, ideatorët e spotit i bëjnë thirrje aktorit hollivudian që të “injorojë” stereotipet negative mbi kriminalitetin dhe të vizitojë Shqipërinë që të “rrëmbehet” nga bukuritë e saj.

Media britanike e sheh këtë strategji promovimi të turizmit si një mënyrë të çuditshme për tërheqjen e turistëve duke përdorur pengmarrjen.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo shkruan se aktori Liam Neeson po kalon momentet më të vështira në karrierën e tij, pasi ka bërë një deklaratë mjaft raciste kur tha se dikur kishte dalë “për të vrarë një afro amerikan në shenjë hakmarrje pasi kishte përdhunuar shoqen e tij të ngushtë”.

turizmi

“Nëse jeni duke kërkuar një ikonë të ekranit për të qenë një figurë kryesore për reklamën tuaj të re, dhe jeni duke shpresuar që të distanconi veten nga jehona e kriminalitetit, atëherë Liam nuk është, në këtë moment, ai që ju duhet”, shkruan “Telegraph”.

“Ky hap i gabuar është një turp, pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar”.

“Shqipëria është një nga skajet e fshehura të Evropës dhe turistët duhet të këshillohen ta njohin atë”, vijon shkrimi.

Jo më larg se dje, Gazeta Reforma solli edhe një shkrim të portalit “Quartzy”, që vinte në dukje strategjinë e gabuar për promovimin e vendit tonë.

“Fushata e Shqipërisë për turizmin tregon një të vërtetë: Vendet që nuk janë ndër destinacionet kryesore turistike në botë, shpesh bëhen subjekte të stereotipeve të padrejta si pasojë e paraqitjes së tyre në filma. Dhe nuk ka dyshim që gastronomia, kultura dhe peisazhi shqiptar e bëjnë atë një vend të këndshëm për t’u vizituar. Por të sjellësh në vëmendje (dhe shkarazi të tallesh) me problemin e vendit me trafikimin e qenieve njerëzore, është disi e tepruar!”- shkruhet në artikullin e portalit të famshëm.

kryqezojne Nderkombetaret sllogani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.