Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sllovenia shprehet pro integrimit të Ballkanit Perëndimor: Siguri për gjithë kontinentin

23:40 / April 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pahor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sllovenia paralajmëron se ngadalësimi i procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të rrezikonte sigurinë e mbarë kontinentit. Presidenti slloven, Borut Pahor, premtoi miratimin e një deklarate të përbashkët në samitin e radhës të “Bërdo-Brioni-it” që t’i bëjë apel BE-së të mos ndalë procesin e zgjerimit. 

Për Slloveninë, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një çështje gjeopolitike që do të sjellë më shumë siguri për të gjithë kontinentin. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor deklaroi të mërkurën se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që në samitin e ardhshëm të “Bwrdo-Brioni-it” të miratohet një deklaratë që i bën apel për këtë çështje BE-së dhe Komisionit Europian në veçanti.

Nga Forumi i dhjetë i biznesit në Sarajevë, Pahor u shpreh se anulimi i zgjerimit do të rrezikojë të gjithë procesin e integrimit, por gjithashtu dhe sigurinë evropiane.

 “Vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbetet ta përshpejtojnë procesin e reformave, që do të thotë qeveritë e Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi duhet ta bëjnë atë dhe jo të presin Bashkimin Europian. Por, në të njëjtën kohë dëshiroj që blloku të ketë mundësi të arrijë konsensus për çështjen e zgjerimit,” deklaroi Pahor.

Në të kundërt sipas presidentit slloven, “forcat e vjetra nacionaliste”, do t’i ndajnë kufijtë mbi baza etnike, duke rrezikuar sigurinë e mbarë Europës.

Samiti i radhës i Bwrdo-Brioni-it do të zhvillohet në Tiranë.

ballkani Integrimi siguri sllovenia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.