37-vjeçari Olgert Dhimitri i cili vrau me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo të shtunën e kaluar në një lokal pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë ka dalë para gjykatës, ku deklaroi: “Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”.
Ndërkohë, togat e zeza caktuan ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg. Viktima dhe autori ishin në një lagje dhe kishin njohje me njëri-tjetrin, por një sherr verbal i momentit degradoi deri në përplasje fizike, çka bëri që 60-vjeçari Ilir Kapo të sulmohej për vdekje nga 37-vjeçari.
Kur u arrestua në fillim nga policia, autori nuk ishte aspak në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit.