Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Smogu “gllabëron” Uashingtonin, qytetarët: Nuk marrim dot frymë!

19:25 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Washington smog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Smogu si pasojë e zjarreve në Kanada vijon të mbetet i pranishëm ende në disa qytete të mëdha në SHBA. Banorët shprehen se ajri është i ndotur dhe po ndikon në shëndetin e tyre.

“Unë kam astmë, kështu që po që jam i shqetësuar për këtë. Frymëmarrja ime po rëndohet. E shikoni si vijon të jetë qielli në New York.”

Shitësit që ngrenë tezgat e tyre në qendër të Uashingtonit flasin për pasojat që kanë sjellë zjarret.

“Po më shqetëson vërtet, sepse kam astmë, kështu që duhet të mbaj një maskë. Fyti më dhemb.”

Trenat kishin më pak pasagjerë pasi shumë qytetarë po punojnë nga shtëpia. Disa shërbime jo thelbësore janë pezulluar. Janë mbyllur parqet, në shumë rrugë kanë ndalur punimet ndërsa nuk po mblidhen as mbeturinat.

Një pjesë e madhe e banorëve shprehen se shëtitjet janë bërë të pamundura.

“Nuk bëj më shëtitje të gjata 90-minutëshe në mëngjes si zakonisht. Mendoj se rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja tanimë më janë përkeqësuar për shkak të ajrit të keq.”

Të dhënat e qeverisë tregojnë se cilësia e ajrit është në nivelin e rrezikshmërisë në Uashington. Për studiuesit, problematikat nga zjarret do të shtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Nuk mund të mohosh që ndryshimi i klimës është një pjesë shumë e madhe e kësaj që po ndodh. Por ne nuk e lidhim gjithmonë ndryshimin e klimës me shëndetin e familjeve tona. Por kjo që po ndodh po ndikon vërtet në shëndetin e njerëzve.”

Kanadaja po përballet me zjarret më të fuqishme duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 600 zjarrfikës janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët, ndërsa dëmet janë të mëdha. Në Alberta, më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar ndërsa në Quebec situata është normalizuar ndërsa në British Columbia zjarret ende vijojnë të përhapen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet avioni ushtarak në Greqi, vdesin dy pilotë

18:34 / September 5, 2026

Rusia sulmon aeroportet ukrainase

18:09 / September 5, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.