Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SMS me përmbajtje seksuale me vartësen, habit ish-drejtori i Portit të Shëngjinit: Më ka provokuar dhe ngacmuar ajo

20:56 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4444 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datën 06 korrik 2022, Fiks Fare transmetoi një investigim për emërimin e z.Agustin Gjini, me detyrën e drejtorit të Portit të Shëngjinit në Lezhë. Në investigim, Fiks Fare, iu referua një vendimi të fundit të vitit 2021, të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, z.Robert Gajda.

Ky i fundit, në një intervistë për Fiksin tha se “janë faktuar se mes z.Agustin Gjini dhe vartëses së tij, E.Sh., ishin shkëmbyer disa mesazhe aspak normale, me përmbajtje seksuale”.

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare, u paraqit z.Agustin Gjini, i cili ka qenë ish-drejtor i Portit të Shëngjinit dhe Shef Sigurie po i atij porti. Z.Gjini tha se është emëruar shef sigurie në Portin e Shëngjinit në vitin 2018. Në lidhje me arrestimin e muajit mars 2021, për falsifikim dokumentesh, tha se ka qenë nënkryetar i Komunës në Shëngjin, por vetëm ka përcjellë dokumente. Ai tha se prokuroria e dërgoi në gjykatë për falsifikim, por gjykata nuk pranoi këtë akuzë dhe e pushoi për tejkalim afatesh. Aktualisht, çështja është në apel.

Në lidhje me emërimin e tij si drejtor i Portit të Shëngjinit, ai tha se vetëm sa ka qenë i komanduar. Por, kur e pyesim se përse në QKB thuhej se emërimi ishte nga2022-2025, thotë se është “lapsus, gabim i QKB-së”.

Ndërkohë, për akuzën e dytë, atë të ngacmimit seksual në punë, z.Gjini tha se Komisioneri për Mbrojtjes nga Diskriminimi ka dhënë një vendim të njëanshëm. Ai tha se nuk e ka ballafaquar me ankuesen. Ndërsa pranoi se mes tij dhe ankueses, vartëses së tij, ka pasur komunikime, por nuk e ka ngacmuar seksualisht. Ai tha ka qenë vartësja që e ka provokuar dhe e ka ngacmuar. Madje, edhe me natyrë seksuale.

Sipas tij, ka pasur edhe hetime nga Prokuroria e Lezhës për ngacmime seksuale, por që janë pushuar për shkak se s’ka pasur vepër penale. Ndërkohë, që vendimi i pushimit ka shkuar në gjykatë, por ende s’ka një vendimmarrje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.