Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Hakën ( i arrestuar sot) në lidhje me vrasjen e Durim Bamit. Këto janë zbardhur në komunikimet e zbardhura në dosjen e prokurorisë, më datë 1.07.2020.
“Për atë pisin që del, me i nejt gati ta zejm ditë të hëne, e kap brenda javës. Se i them njërit nga Vlora. Po takoje atë shokun një herë që ta bëjmë një plan të na thonë dhe kur vjen në Tiranë. Po në Laprakë. Se sa të shofin, se ta bëjnë (vrasin) rrugës kur vjen për andej. Po sa ta piketojnë se fola me këto çunat dhe ok janë. Veç me na thënë para është mirë thotë”, i shkruan Shullazi.
Në komunikimet e Shullazit me Marklen Hakën dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e Durim Bamit. ”Dyshohet se Bami ka shkuar tek gjiri i Lalëzit me makinë të blinduar ose Range Rover”. Marklen Haka ra në prangat e policisë ditën e sotme në Nikël, ai akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa i ka shpëtuar disa herë atentateve. /TCH/