Në mbledhjen e djeshme të komisionit të ligjeve, ku raportoi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj debati nuk është zhvilluar për buxhetin, por për radhën e fjalës mes Bashkim Finos dhe Vasilika Hysit.
Raportimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Komisionin e Ligjeve, në fund ka shkaktuar edhe një debat të shkurtër mes deputetëve socialistë, Bashkim Fino dhe Vasilika Hysi.
DEBATI NË KOMISIONIN E LIGJEVE
Ulsi Manja: Ka një merak të fundit, zonja Hysi.
Bashkim Fino: Po nuk do flasë pas meje si relator?
Vasilika Hysi: Po ju mund të flisni në fund, zoti Fino.
Bashkim Fino: Se ke qenë ti jashtë shtetit dhe vjen sot të bësh tri pyetje.
(Ministri Lleshaj përfundon raportimin e tij pas pyetjes së fundit të deputetes Vasilika Hysi)
Bashkim Fino: Për procedurë, meqë ka deputetë që nuk kanë qenë këtu kur kemi bërë mbledhjet dhe meqë pika e dytë është shqyrtimi nen për nen, unë kam përgatitur një relacion dhe kërkoj gjysmë ore pushim që të gjithë të njihen me të.
