Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Snapchat ofron më shumë mundësi komunikimi, shihni risitë e aplikacionit!

16:54 / November 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
snapchat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Snpachat është një nga rrjetet sociale më të përdorura dhe gjithmonë sjell risi për përdoruesit.

Snapchat ka nënshkruar një marrëveshje me Sony Music Entertainment për të përfshirë muzikën e artistëve të saj në bibliotekën Sounds të aplikacionit. Kompania zbuloi gjithashtu se po krijon lente të reja muzike AR. Së shpejti, Snapchat do të shfaqë “Sound Lenses” me një këngë të para-zgjedhur të futur në lente, një lente që transformon fotografitë e kujtdo që të duket sikur po këndojnë një këngë, si dhe “Cameo Sound Lenses” që aplikojnë efekte vizuale.

Kompania thotë se me më shumë se 200 milionë përdorues që angazhohen me realitetin e shtuar në platformë çdo ditë, këto “Sound Lenses” të reja do të krijojnë një përvojë muzikore më gjithëpërfshirëse për përdoruesit e saj. Snapchat ka shfrytëzuar potencialin AR në disa mënyra të ndryshme gjatë viteve të fundit. Së fundmi, aplikacioni njoftoi disa përditësime për Lens Studio e tij të fokusuar në AR.

Sa i përket partneritetit të Snapchat me Sony Music Entertainment, ai vjen në një kohë kur aksesi në muzikën unike po bëhet një avantazh konkurrues për aplikacionet sociale. Me këtë lançim të fundit, përdoruesit e Snapchat do të jenë në gjendje të përfshijnë muzikën tërësisht të licensuar të artistëve të Sony Music në snap-et e tyre dhe t’i dërgojnë ato te përdoruesit e tjerë ose t’i postojnë në Snapchat Spotlight.

Partneriteti i ri vjen dy javë pasi Snapchat nënshkroi një marrëveshje me NBCUniversal për t’u dhënë përdoruesve akses në klipe audio të licencuara nga shfaqje dhe filma të ndryshëm të  NBCU TV. Vlen të përmendet se Snapchat gjithashtu ka partneritete me studio dhe kompani të shumta të industrisë muzikore, duke përfshirë Universal Music Group, Ëarner Music Group, NMPA, Ëarner Chappell, Kobalt, BMG e të tjerë.

Snapchat ka kërkuar të konkurrojë me TikTok, i cili ka popullarizuar shpërndarjen e videove të shkurtra me postime të vendosura me muzikë nga një katalog i madh. Për Snapchat, dhënia e aksesit ndaj përdoruesve në muzikë të ndryshme është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të saj për të konkurruar me TikTok. Vitin e kaluar, kompania lançoi Sounds, një veçori e mbështetur te muzika që lejon përdoruesit të vendosin Snaps-et e tyre në muzikë.

Snap, kompania mëmë e Snapchat, thotë se që nga lanҫimi i Sounds, videot e krijuara me muzikë nga Sounds kanë arritur shifrat e 521 milionë video të krijuara dhe 31 miliardë shikime. Por Sounds nuk përdoret vetëm për të ndihmuar në nxitjen e konkurrencës të Snap ndaj TikTok. Që nga fillimi i Sounds, gati 45% e të gjitha videove të Snapchat të krijuara me Sounds (përmes dërgimeve, postimeve dhe ruajtjeve) u dërguan përmes mesazheve të drejtpërdrejta.

Katalogu i ri i Sony Music Sounds do të vihet në dispozicion të përdoruesve të Snapchat globalisht, në iOS dhe Android.

komunikimi snapchat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.