Ka përfunduar numërimi i votave në 47 kutitë e votimit të bashkisë Mat. Mësohet se Partia Socialiste fitoi 7496 vota ose 59 % dhe PD mori 4654 vota, ose 36 %.
Në qytetin e Burrelit, Ulzës dhe Njësitë Administrative Baz, Lis e Komsi socialistët kishin epërsi të dukshme. Ndërsa në Macukull e Rukaj humbja e PS ishte me një diferencë të ngushtë.
Morën pjesë në votime 13.169 zgjedhës. 515 votues nuk e kanë shprehur si duhet vullnetin e tyre pasi fletë votimet u konsideruan të pavlefshme.
Katër vite më parë PS Mat fitoi me 1001 vota më shumë, ndërsa sot fitorja është thelluar edhe me 1841 vota të tjera. Nesër në KZAZ 16 nis numërimi i votave për kandidatët në garë.