Kryeministri, njeherazi kreu i PS-së, Edi Rama ka lajmëruar mbledhjet me anëtarët e kabinetit, por edhe me drejtuesit politik të qarqeve.
Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se mbledhjet do të zhvillohen dy ditë radhazi, ekzaktësisht në datat 4 janar me kabinetin dhe 5 janar me drejtuesit PS-së në qarqe.
Mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar një analizë të situatës në terren me elektoratin e qytetarët.