Partia Socialiste në qendër dhe në bashki ka mbyllur përgatitjet për votimin e delegatëve të Kongresit.
Të gjitha komisionet e bashkive dhe ato të njësive administrative janë pajisur me fletët e votimit, kutitë, proçes verbalet, listat e antarësisë dhe dhomat e fshehta.
Ajo që socialistët po bëjnë deri mëngjesin e të shtunës është sensibilizimi i antarësisë që të marrë pjesë në votimet e 16 nëntorit 2019.
Janë mbi 100 mijë antarë partie në 61 bashkitë e vendit që do të votojnë sipas parimit “një antar, një votë”, duke zgjedhur kështu përfaqësuesit e tyre në forumin më të lartë të kësaj partie. /tirananews.al/
