Socialistët në të gjithë vendin janë përfshirë në fushatë për përgatitjen e strukturave dhe antarësisë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Drejtuesit Politik të qarqeve, deputetët, kryetarët e PS-së të Bashkive dhe cdo strukturë tjetër ka zhvilluar mbledhjet e para të asambleve socialiste në cdo njësi vendore dhe administrative.
Kryefjala e takimeve të zhvilluara ka qenë riformatimi i strukturave lokale, caktimi i koordinatorëve elektoral, digjital, emigracionit për cdo OS, Këshill Socialist dhe Asamble të Bashkive në të gjithë territorin. Një hap para janë socialistët edhe përsa i përket caktimit të kandidatëve për kryetarë bashkie. Në disa njësi ato kanë nisur nga puna dhe të tjerë do të përzgjidhen në ditët që vijnë.
Krejt ndryshe po vepron opozita. Të gjithë janë angazhuar për protestën e 16 shkurtit. Në ato bashki ku PD ka kryetarin administrata është angazhuar në bllokimin e rrugëve dhe bindjen e antarësisë se do të ketë zgjedhje politike dhe lokale në mesin e këtij viti.