Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratohen ndryshimet në ligjin për sportin, Rama votoi 4 projektligje. Opozita braktisi sallën

18:08 / June 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
685d69a6cf27fkuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas debateve, Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Sula, ndërkohë që votën pro e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq në seancë momentet e fundit të seancës plenare.

Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim.

Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dashnor Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD. Kryeministri votoi vetëm për 4 p/ligje; të bimëve, shëndetin e kafshëve, përpunimin e informacionit të udhëtimit dhe kontrollit të kufirit. Më pas ai u largua duke lënë deputetët e tij të gatshëm për të votuar.

Votimet në Kuvend

Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”-74 pro, 1 abstenim

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”-74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, – 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

kuvend PS sport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.