Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sociologu serb: Nuk kemi ndryshuar që nga viti ’91, nacionalizmi veç po forcohet

21:17 / December 24, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gh 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sociologu serb nga Novi Sad, Milos Peroviç shprehet se nacionalizmi në shoqërinë serbe vijon e forcohet, ndërsa vënë theksin sesi asnjë forcë politike nuk distancohet nga ky fenomen negativ.

“Sot, për mendimin tim, nacionalizmi është në fazë terminale. Demoni i nacionalizmit po forcohet gjithnjë e më shumë institucionalisht dhe njerëzit që e kundërshtojnë po largohen nga ky vend, brezat e rinj po rriten mbi mite dhe legjenda, e situata sa vjen e përkeqësohet”, tha Peroviç në intervistë për portalin e Novi Sad-it, “Voice”.

Sipas tij, ideologjia që çoi në luftërat e viteve ’90-ta është ende në pushtet.

“Ne ende nuk kemi lëvizur nga viti 1991. Sot jemi edhe më keq në shumë mënyra. Në atë kohë, kishte të paktën një rezistencë më të madhe ndaj asaj ideologjie brenda shoqërisë sesa sot. Sot, kjo rezistencë është reduktuar në grupe krejtësisht margjinale të individëve. Nuk është problem në rrugë, është problem në institucione, shkolla, media dhe qarqe akademike”, tha Peroviç, raporton N1.

Sociologu serb përmendi se të rinjve nacionalizmi po iu imponohet përmes sistemit arsimor dhe pasojat e futjes së mësimit fetar në shkolla vetëm kanë filluar të vërehen.

Milos Peroviç Serb Sociologu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.