Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Solari bëhet gati për Barçën: Luan apo nuk luan Messi, pak rëndësi ka

19:22 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
santiago
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Santiago Solari, trajneri i Real Madridit, u shfaq i qetë në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit, që do ta luajë të mërkurën kundër Barcelonës, në “Camp Nou”. Ai u përgjigj shkurt, por u ndal në të gjitha pyetjet e gazetarëve.

Klasikja – “Është një ndeshje mes dy rivalëve të mëdhenj, si River-Boca, Inter-Milan, Penarol-Nacional, San Lorenzo-Huracan… dhe, natyrisht, Real Madrid-Atletico Madrid”.

Kalendari dhe oraret – “Është e çuditshme për t’ju thënë se kjo nuk më shqetëson aspak. Nuk jemi ne, që e bëjmë kalendarin. Ne duhet të shkojmë në fushë, të luajnë dhe të japim versionin më të mirë”.

Vinicius, i padiskutueshëm – “Nuk ka asnjë lojtar të padiskutueshëm në futboll”.

E ardhmja dhe klasikja – “Ne marrim pjesë në kompeticione të ndryshme, por duam të fitojmë gjithçka. Qëllimi është që të luajmë me të njëjtin seriozitet, me të njëjtën vendosmëri dhe me të njëjtin përkushtim. Fokusi është te ndeshja e nesërme, jo më tej”.

A luhet e ardhmja e tij në këto ndeshje – “Ne duam të konkurrojmë, të fitojmë çdo ndeshje. Momenti i së vërtetës është çdo lojë, nuk ka dallime mes tyre”.

Lista juaj më i vështirë – “Po. Duke qenë të gjithë të shëndetshëm, edhe Vallejo pothuajse është gati, më duhet të lë më shumë lojtarë jashtë skuadrës për këtë ndeshje. Kjo është pjesa më e vështirë e kësaj pune. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi është që të gjithë të tregojnë talentin dhe vendosmërinë e tyre”.

Lloji i ndeshjes – “Nuk dihet nëse do të ketë surpriza taktika, apo jo. Ajo që unë shpresoj është që të luhet një ndeshje e bukur, ta gëzojmë atë… dhe ta fitojmë”.

Bale dhe përvoja e tij në këto ndeshje – “Të gjithë lojtarët kontribuojnë me atë që kanë. Gjëja kryesore është që të hedhim më të mirët në fushë”.

Formacioni – “Edhe nëse e kam vendosur, nuk do t’jua them.”

Messi – “Është gjithnjë bukur që më të mirët t’i luajnë të gjitha ndeshjet. Neve nuk na ndikon aspak, në qoftë se luan apo jo ai nesër. Jemi të përgatitur për ndeshjen”.

Isco dhe Chendo – “Ne e kemi të gjithë fokusin te ndeshja e nesërme. Asnjë energji nuk shpenzojmë në këto momente për gjëra të tjera”

el clasico santiago solari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.