Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sondazh/ Kush e fiton Elbasanin? Ja si pritet të jetë rezultati më 14 maj mes Llatjes dhe Boçit

21:50 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sondazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit qytetarët e Elbasanit, janë pyetur sërish në lidhje me preferencat e tyre politike.

Me anë të një sondazhi të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, 90.2% e qytetarëve të Elbasanit të marrë në pyetje kanë treguar se janë të informuar se me 14 Majit do të zhvillohen zgjedhjet lokale ndërsa 9.8% e tyre janë shprehur se nuk kanë informacion në lidhje me këtë aktivitet politik.

Më tej ata janë pyetur se kush nga kandidatët po bën fushatë më të mirë zgjedhore mes Llatjes dhe Boçit. 54.4% e qytetarëve pëlqejnë më shumë fushatën e zhvilluar nga kandidati i Partisë Socialiste Gledian Llatja me 0.3% rritje nga sondazhi I herës së kaluar. Në një rezultat jo shumë të largët prej 45.6% të qytetarëve kanë preferuar më shumë fushatën e Luçiano Boçit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

E nëse zgjedhjet e 14 majit do të zhvillohen ditën e nesërme, 57.9% e qytetarëve në Elbasan kanë shprehur vullnet për të votuar përfaqësuesin e majtë Gledian Llatja, ndërsa 42.1% e tyre shprehen se do t’i japin votën Luçiano Boçit.

Pyetja tjetër drejtuar qytetarëve të Elbasanit në sondash, ishte nëse do të ishin zgjedhje parlamentare, cila do të ishte partia të cilës do t’i jepnin votën. 50.1% e qytetarëve janë shprehur se vota e tyre do të shkonte për Partinë Socialiste, 39.4% e tyre “Koalicionin Bashkë Fitojmë, 6.5% e tyre Partinë Demokratike ndërsa partitë e tjera do të merrnin një përqindje të ulët votash.

Gjatë këtij sondazhi në total janë intervistuar 807 qytetarë ndërsa periudha kur janë marrë në pyetje ishte nga data 1 deri më 5 mars. Popullsia e marrë në pyetje ishte mbi 18 vjeç ndërsa marzhi i gabimit +/- 2%.

elbasani Gledian Llatja luciano boci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.