Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sondazhet trondisin Sunakun! Parashikohet humbje e rëndë për konservatorët, kryeministri britanik mund të mos jetë as deputet

20:57 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rishi sunak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik Rishi Sunak parashikohet të jetë i pari kryeministër në detyrë, që mund të humbasë në zonën e tij elektorale dhe të mos jetë më deputet në historinë e politikës britanike.

Sipas një sondazhi të botuar nga “Daily Telegraph”, një gazetë shumë pranë qeverisë së qendrës së djathtë, konservatorët e tij që ndodhen në pushtet prej 14 vitesh pritet të fshihen nga harta politike në vend! Kjo parti, më e vjetra në Britani rrezikon të marrë vetëm 53 deputetë, ku tre të katërtat e ministrave të kabinetit qeveritar nuk do të zgjidhen më dot deputetët.

Sipas “Daily Telegraph”, laburistët e qendrës së majtë, pritet të marrin 516 deputetë ose një shumice prej 382 deputetësh ose dyfishin e deputetëve qe fitoi Toni Bler në 1997-ën. Ndërkohë, partia e Reformës ose ish-partia e Brexit me kryetar Nigel Farage, edhe pse me mbështetje jo të vogël, por për shkak edhe të sistemit zgjedhor rrezikon të mos marrë asnjë deputet dhe kryetari i saj të dështojë pas 8 tentativave për t’u bërë deputet në parlamentin britanik. Eksponentë të lartë të partisë në pushtet në narrativën e tyre elektorale këto ditë të vetëbindur në humbjen katastrofale që i pret, më shumë po përqendrohen në minimizimin dhe frikësimin e elektoratit, se nëse fitojnë Laburistët kaq thellë, ata do të jenë parti e përjetshme në pushtet, edhe pse opsion i pabesueshëm në një demokraci si kjo britanikja!

Nëse konservatorët britanikë, do të pësojnë këtë humbje që parashikohet nga sondazhet, ku asnjë prej tyre në dy vitet e fundit nuk i nxjerr ata fitues, kjo do të jete humbja më e thellë në 200 vitet e fundit të një partie politike si Partia Konservatore, partia më e vjetër në Britani dhe e dyta më e vjetra në botë!

humbje konservatoret rishi sunak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

UNICEF: Mesatarisht 28 fëmijë vdesin çdo ditë në Gaza

10:00 / July 17, 2025

Paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

22:34 / July 16, 2025

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

22:15 / July 16, 2025

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

21:55 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.