Sipas një sondazhi të UNDP-së, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, mbi perceptimin e qytetarëve për cilësinë e qeverisjes vendore, qytetarët e Shijakut janë ndër më të kënaqurit me shërbimet që ofron pushteti vendor.
Kryebashkiaku Elton Arbana lidhur me këtë fakt tregon se si bashkia e Shijakut ka sjellë lehtësim për qytetarët në:
Shërbimet publike elektronike përmes E-Albania janë bërë më të aksesueshme për qytetarët.
Bashkëpunimi me “Bashki të forta, për më shumë transparencë.
Një kordinim të mirë mes departamenteve.
Bashkëpunim mes Këshillit Bashkiak për çështje që lidhen drejtpërdrejtë me komunitetin.
Kjo anketë u realizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara, që realizoi në muajt e parë të vitit 2020 me qëllim testimin se si reforma administrative ka ndikuar në shërbimet komunitare.
