Prej disa vitesh tashmë përflitet një lidhje e këngëtares Soni Malaj me një djalë të quajtur Klevi, por që nuk është i njohur për publikun.
Vetë Soni është kujdesur ta mbajë atë larg vëmendjes së medias, dhe pse ai e shoqëron kudo.
Por mesa duket këngëtarja ka bërë një përjashtim për festat. Për herë të parë ajo ka publikuar një foto ku shfaqen pranë njëri-tjetrin dhe duken kaq të mirë. Madje është përfolur se tashmë 4 vite në lidhje, ata janë fejuar.

