Mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohet finalja e madhe e ‘Eurovision 2022’. Pjesë e saj janë 25 shtete, që sonte do të konkurrojnë për vendin e parë.
Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjika, Çekia, Estonia, Finlanda, Polonia, Rumania, Serbia dhe Suedia.
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.
Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë, dhe ashtu si dy netët e para, do të prezantohet nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

