Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Soreca dorëzon raportin e KE: Ka vështirësi, por të kapërcyeshme! kryetarja Nikolla: Analizojmë shqetësimet

12:24 / November 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1699613817 linditanikollaluigisoreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I dërguari me punë i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla raportin e Komisionit Europian. Soreca u shpreh se ky është një raport shumë i mirë, për arritjet dhe sfidat duke shtuar se ka probleme dhe vështirësi të cilat janë të kapërcyeshme.

“Të gjithë duhet të jemi krenarë për punën e dymbëdhjetë muajve të fundit dhe që Shqipëria i përmbushi me sukses detyrat e procesit screening. Ka vërtetë probleme e vështirësi, por ato janë të kapërcyeshme. Të gjithë duhet të punojmë që ky momentum të mos humbasë dhe integrimi evropian të mbahet në krye të agjendës kombëtare. Integrimi është përmbi interesat politike e partiake dhe mbështetja popullore, më e madhe se në çdo vend të rajonit, është një frymëzim dhe një detyrim për të gjithë. Avancimi i reformave, sidomos reformës në drejtësi, po jep rezultate të dukshme dhe po kontribuon në rritjen e shpëjtësisë së integrimit evropian”,-tha Soreca.

Kurse Nikolla nënvizoi se Kuvendi dhe institucionet e Shqipërisë do të analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet e Raportit. “Kuvendin, Komisionin për Çështjet Evropiane dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian i pret një punë e madhe dhe detyra konkrete. Do të fillojmë menjëherë nga puna për hartimin e Planit të Veprimit, me masa e detyra konkrete, me afate të përcaktuara, për të adresuar rekomandimet. Do të monitorojmë me kujdes zbatimin e rekomandimeve të Raportit, në seanca dëgjimore me institucionet dhe shoqërinë civile. Kuvendi do të vijojë të monitorojë Qeverinë dhe institucionet e pavarura në adresimin e rekomandimeve të Raportit”.

soreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.