Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca është takuar me kreun e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR në zgjedhjet e 25 prillit, Jozefa Gacek.
Në një postim në rrjetet sociale ai bën të ditur se janë diskutuar gjendja e përgatitjes për ditën e zgjedhjeve dhe në veçanti vëzhgimin e tyre. “Vëzhgimi diplomatik do të vendoset si zakonisht dhe BE është gati për të ndihmuar misionin”, thotë ai.
