Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Ai bëri apel për krjimin në një kohë sa më të shkurtër të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Në një status në Twitter, shefi i BE-së në Tiranë kërkon të rinisë urgjentisht dialogu mes të gjitha partive për të kaluar krizën aktuale politike.
“Sot takova kreun e KED Ardian Dvorani për tu përditësuar mbi hapat finale të punës së Këshillit në përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në kontekstin e reformës në drejtësi. Është thelbësore që Gjykata të jetë funksionale në një kohë sa më të shkurtër dhe të rinisë urgjnetisht dialogu mes të gjitha partive për të tejkaluar krizën aktuale politike, për të siguruar se Shqipëria mund të vijojë rrugën e saj drejt çeljes së negociatave me BE-në dhe të vijojë me hapat e radhës. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Soreca.
