Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë ditën më të rëndësishme në historinë e tyre. 4 Korriku shënon këtë vit 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së. Në 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.
Festimi i 4 korrikut nderon nënshkrimin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë nga baballarët themelues të SHBA-së. Diplomati i njohur i shtetit, Thomas Jefferson së bashku me filozofin politik Benjamin Franklin ishin ndër emrat e shumtë që hoqën dorë nga sundimi britanik dhe i shpallën kolonitë e Amerikës së Veriut si shtete të lira.
Pak ditë më parë ambasada e SHBA-së në Shqipëri organizoi një pritje, ku u bë bashkë politika.
