Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sot 7 ditë nga zjarri pranë Parkut Kombëtar të Prespës, 70 forca zjarrfikëse e policore zbresin në terren

09:19 / August 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarri1 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është dita e 7-të e zjarrit. Në terren mëngjesin e sotëm kanë zbritur prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole së bashku me kryetarin e bashkisë së Pustecit Pali Kolevski dhe rreth 80 forca zjarrfikëse. Sot është dita vendimtare për të shuar flakët.

Nertil Jole prefekt i qarkut të Korçës:-Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës,n ë ditën e 7-të,për të luftuar një vatër komplekse, në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës.

Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, agjensinë e zonave të mbrojtura, me shërbimin pyjor, strukturat e policisë etj.

Jemi organizuar punën në mënyrë që të bëjmë përpjekjen e radhës, për të neutralizuar ku është mundësia mospërhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit duke shpresuar që në këtë mënyrë do të kufizojmë ecurinë e saj.

Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritete, Ministrinë e Mbrojtjes, me ministrin posaçërisht, me drejtorinë e agjensisë kombëtare të mbrojtjes civile duke shpresuar që nuk do të jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri megjithatë nëse një nevojë e tillë do të jetë, kemi marrë mbështetje dhe garanci që të sigurohet edhe ky shërbim në mënyrë që të mbrojmë një nga zonat më të pasura pyjore të qarku tonë por edhe të gjithë Shqipërisë.

Pali Kolevski kryetar i bashkisë Pustec:-Sot janë rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sot do jetë dita më vendimtare siç parashikojnë edhe specialistët e zonave të mbrojtura dhe zjarrfikëses. Këtu jemi mbledhur si qark, nga të gjitha bashkitë e qarkut, nga FA, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë nga fshati Goricë e Madhe.

Në këto momente është ulur intensiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të punonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 km zjarr janë vënë nën kontroll, vijë lineare. Siç tha edhe prefekti ne kemi komunikuar edhe me emergjencën civile të Shqipërisë, edhe me palën maqedonase, edhe me partnerë të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, të shpresojmë mos jetë e nevojshme dhe ta vëmë nën kontroll përfundimisht.

Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

“Stuhitë rikthehen të premten”, specialistja e IGJEUM: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë vendin

14:21 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.