Trupi i Liridona Ademaj do të rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës. Nga ana tjetër, Prokuroria ka bërë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës me kërkesë të familjarëve të Liridonës. Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, u arrestua të premten (1 dhjetor) vetëm disa orë pasi i organizoi ceremoninë mortore gruas së tij. Dyshohet se ai i kishte ofruar 30 mijë euro Granit Plavës për t’i vrarë bashkëshorten.
Postime te ngjashme
Add A Comment
