E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të nxehta të këtij korriku, ku termometri do të shënojë deri në 40 gradë Celsius.
Sipas Meteoalb, duke filluar që nga dita e premte dhe në vijim do të ketë tërheqje të këtyre masave ajrore duke risjellë temperatura normale deri në 33-34 gradë Celsius.
Përsa i përket shirave dita e premte dhe në vijim do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore, ndërsa mbrëmja e së dielës dhe paraditja e së hënës sjellin shira në të gjithë vendin.
