Dita e Verës këtë vit do të festohet në shtëpi, për shkak të masave për mospërhapjen e virusit COVID 19.
Elbasani është qyteti i festës, ku përvit bëhen organizime të ndryshme, e ku mbizotëron ëmbëlsira karakteristike, ballokumja.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja thotë se sot do të argëtoheshin mijëra njerëz. Por ndërkohë ai bën thirrje të festojnë nga shtëpia.