Pasditen e kësaj të hëne, socialistët janë thirrur sërish për të dëgjuar fjalën e kryetarit të tyre në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku pritet të shpallen dhe disa ndryshime në kabinetin qeveritar, vendim që e la të kuptohet më herët vetë kryeministri Edi Rama.
Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin. Në vend të tij si sekretar të Përgjithshëm komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ja besoi Bledi Çuçit.
Poa shtu sot Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët por edhe me dinamikën brenda partisë. Pasi sipas statute të kësaj force politike është Asambleja ajo që merr vendimin për zgjedhjen e sekretarit apo të sekretarit ekzekutiv.
Nga ana tjetër ministrat janë përfshirë nga “ethet” e vendimeve të kryeministrit. Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit në fund të shtatorit ose fillim tetori për të miratuar vendimet që të do të merren ditën e hënë pasdite, si organi më i lartë vendimmarrës i PS.
