Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot seancën gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas raportimeve thuhet se Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në seancë, ndërsa pritet nisja e procesit gjyqësor në GJKKO.
Mungesa e tij lidhet me një deklaratë të bërë më herët, ku ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në gjykim “pa e nxjerrë nga kafazi i xhamtë”, duke kundërshtuar zhvillimin e seancave në këto kushte.
