Sot në mesditë pritet të nisë ceremonia e hedhjes së shortit për 3 kompeticionet kryesore europiane për klube. Goglat do të përcaktojnë çiftet çerekfinale duke filluar së pari me Champions League e më pas edhe në Europa League dhe Conference League.
Këtë vit nuk ka më rregulla specifike, pasi të gjithë përballen kundër të gjithëve. UEFA ka vendosur që shorti të jetë i lirë, ndërkohë që pritëse në ndeshjen e parë është skuadra që nxirret e para nga gogla. Më poshtë të gjitha të dhënat për shortet e ditës së sotme, që zhvillohen në 12:00, 13:30 dhe 15:00.
CHAMPIONS LEAGUE – SHORTI ORA 12:00
EKIPET E KUALIFIKUARA: Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Villareal
ÇEREKFINALET
Ndeshjet e para: 5/6 prill
Ndeshjet e dyta: 12/13 prill
GJYSMEFINALET
Ndeshjet e para: 26/7 prill
Ndeshjet e dyta: 3/4 maj
FINALJA
28 maj, “Stade de France”, Paris
EUROPA LEAGUE – SHORTI ORA 13:30
EKIPET E KUALIFIKUARA: Atalanta, Barcelona, Braga, Eintracht Frankfurt, Leipzig, Lyon, Rangers, West Ham
ÇEREKFINALET
Ndeshjet e para: 7 prill
Ndeshjet e dyta: 14 prill
GJYSMEFINALET
Ndeshjet e para: 28 prill
Ndeshjet e dyta: 5 maj
FINALJA
18 maj, “Ramon Sanchez-Pizjuan”, Sevilla
CONFERENCE LEAGUE – SHORTI ORA 15:00
EKIPET E KUALIFIKUARA: Bodo/Glimt, Feyenoord, Leicester City, Marseille, PAOK, PSV Eindhoven, Roma, Slavia Praha
ÇEREKFINALET
Ndeshjet e para: 7 prill
Ndeshjet e dyta: 14 prill
GJYSMEFINALET
Ndeshjet e para: 28 prill
Ndeshjet e dyta: 5 maj
FINALJA
25 maj, “Air Albania Stadium”, Tiranë
