Sot do të hidhet shorti për grupet e Botërorit, “Katar 2022”. Ceremonia e hedhjes së s shortit nga FIFA do të zhvillohet në Doha dhe do të nisë në orën 18:00 ku nga do tërheqja e goglave do të mësohen edhe 8 grupet që do të përbëhen nga 4 skuadra.
32 skuadrat e kualifikuara për në fazat finale të kompeticionit më të madh të futbollit botëror do të ndahen në 8 grupe ku secili do të kete 4 ekipe. Nërkohë, në çdo grup mund të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane.
Nuk mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me kombëtaret e kontinenteve të tjera pasi ato nuk mund të përballen mes tyre në fazën e grupeve. Ndërkaq, në vazon e katërt do të jenë edhe 3 skuadrat e fundit që do të kualifikohen pas Play Off-it
Më parë, institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në botë që organizon edhe Kupën e Botës, FIFA ka përcaktuar edhe se si do të shpërndaheshin ekipet nëpër vazo dhe do të jenë si më poshtë:
VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,
VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai
VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi
VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja
Kujtojmë se në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera, ku fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror.
