Sot e enjte (11 prill) parlamenti do të vendosë për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Ajo që mbeti e paqartë nga vendimi i marrë në Këshillin për Mandatet është qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrejnë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.
Lexo edhe :
Related Posts
Në mungesë të një qëndrimi nëse shumica socialiste do ta çojë ose jo për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ajo tha se deri të mërkurën do të përgatisë një raport ku do të rendisë argumentet e saj ligjore ndaj vendimit të “Kushtetueses”. Të njëjtin qëndrim pati edhe Enkelejd Alibeaj, i grupimit tjetër të Partisë Demokratike, raporton gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema.
Në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në kuvend mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik.
Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.
Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet te enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese.
Gjithashtu sot në Kuvend do të diskutohet edhe për:
Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përpjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Programin e tregut të përbashkët, për periudhën 2021-2027.
Projektvendim mbi raportet e shumices dhe pakices te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe
Imunitetin, me objekt konstatimin e papajtueshmerise ne ushtrimin e mandatit te deputetes Olta Xha9ka.
Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Per miratimin e
struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Komisionereve Publike””,
i ndryshuar.
Projektvendim “Per disa shtesa e ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 92/20I7 “Per miratimin
e struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Kolegjit te Posa9em te
Apelimit””, i ndryshuar.
Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Per miratimin e
struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Komisionit te Pavarur te
Kualifikimit””, i ndryshuar.
Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 98/20I4 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Komisionerit per Mbikeqyrjen e
Sherbimit Civil”, i ndryshuar.
Projektvendim “Per emerimin e zonjes Mimoza Ka9i, anetare e Bordit te Autoritetit te
Mbikeqyrjes Financiare ne funksionin e Drejtorit te Pergjithshem Ekzekutiv” .
Projektvendim “Per zgjedhjen e nje anetari te Komisionit te Konkurrences”.
Miratimi i projektvendimit “Per ngritjen e Komisionit te Posa'(em te Kuvendit “Per te koordinuar
dhe mbikeqyrur te gjitha veprimet instituciona1e per te luftuar dezinformimin dhe format e tjera te
nderhyrjes se huaj ne proceset demokratike te vendit”.