Mbrëmja e sotme do të na dhurojë sërish emocione të bukura, teksa luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Europa League dhe Conference League. Nga përballjet e sotme, pritet të mësojmë se cilat skuadra do të presin biletën për të shkuar në gjysmëfinalet e këtyre kompeticioneve.
2 ndeshjet e para do të fillojnë në orën 18:45, ku Atalanta pret Leipzig ndërsa PSV do të ndeshet me Leicester. Sfidat e para mes këtyre ekipeve janë mbyllur në barazim dhe sot ato do të ketë një tjetër betejë për të siguruar kualifikimin dhe vetëm fitorja u bën punë këtyre skuadrave.
Four HUGE games today.
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 14, 2022
Who's going through? 🤔#UEL
Ndërkohë, në orën 21:00 luhen duelet e tjera. Në Europa League, vëmendja më e madhe sigurisht është në Spanjë, aty ku Barcelona pret Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”. Blaugranasit duhet të fitojnë në këtë përballje për të siguruar kualifikimin, pasi kujtojmë se në Gjermani ka barazuar.
Po ashtu, e njëjta situatë është edhe për Lyon kundër West Ham, kurse Braga është e vetmja që ka fituar (1-0) dhe tani duhet të përballojë Rangers dhe tifozët e tyre në Skoci.
Sa i përket Conference League, Roma duhet të përmbysë humbjen e parë (1-2) që pësoi ndaj Bodo/Glimt në Norvegji. Marseille e ka fituar duelin e parë kundër PAOK dhe në Greqi i mjafton edhe një barazim, kurse Slavia Prague-Feyenoord kërkon një fitues. Dueli i parë në Holandë ka përfunduar 3-3.
It's crunch time 👀
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) April 14, 2022
Who will qualify tonight?#UECL pic.twitter.com/Yw3WtzL3t0
