Mbrëmjen e sotme, kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Spanjës në një ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet në stadiumin e Espanyol-it. Pritet që kjo sfidë të mos jetë e lehtë për kuqezinjtë tanë duke marrë parasysh që luajmë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë.
Tranjeri Reja ka zgjedhur që në krye të ofensivës të vendosë Armando Brojën i cili ka ndryshuar edhe numrin që do të mbajë veshur në fanellë. Talenti kuqezi që do veshë numrin 9 ndërsa më parë ka mbajtur numrin 17. Nga debutuesit e Shqipërisë, mesfushori Kristjan Asllani do të mbajë fanellën me numrin 19.
Ndërkaq, më poshtë po ju tregojmë formacionet e të dyja skuadrave të bëra tashmë publike. Tek kuqezinjtë surprizë është shiriti i kapitenit i cili mbahet nga Etrit Berisha, edhe pse dje në konferencë për shtyp ishte Elseid Hysaj si kapiten.

