Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot mbahet gara ndërkombëtare e ”Tiranathlon”, ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore

08:44 / May 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tiranathlon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet sot për të tretin vit radhazi. Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

  1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
  • Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),
  • Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),
  • Rruga “Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),
  • Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).
  • Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)
  • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).
  1. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
    a. Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin ËiIIson” tjetri në qendër.
    b. Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
    c. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër’ pezullohet përkohësisht.
    d. Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.
    e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në qendër.
    f. Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
    g. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe ne qendër.
    h. Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.
    i. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.
6472ec11236eftirana thlon 1

Tiranathlon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Qeveria ka hapur thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira në institucionet publike

21:21 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.