Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot mbyllet fushata për 11 majin

09:20 / May 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1746696402 bhgbgbbgf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonte në mesnatë mbyllet fushata zgjedhore. Pas një muaji në terren, partitë politike mbyllin sot fushatën dhe më 11 maj qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit.

Dy forcat më të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike me aleatët do ta mbyllin fushatën në Tiranë, qarkun për të cilin zhvillohet beteja më e fortë për 11 mandatet.

Partia Socialiste ka njoftuar se mitingu përmbyllës do të mbahet në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri, duke nisur nga ora 19:00.
Kryesocialisti Edi Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës, ndërsa opozita, e përbërë nga PD dhe aleatët e saj kërkon qeverisjen për 4 vitet e ardhshme. Për herë të parë, partitë e reja ‘kërcënojnë’ binomin PS-PD dhe kërkojnë vende në Kuvend.

Në këtë muaj fushate, PS e ka përqendruar fokusin te integrimi evropian. Kryesocialisti Edi Rama deklaron se vetëm me PS, rrugëtimi evropian do të bëhet i mundur. Nga ana tjetër, kreu i PD Berisha flet për ndryshim, ndërsa drejtuesit e partive të tjera të reja kërkojnë votën e shqiptarëve për të larguar klasën e vjetër politike.

E shtuna, 10 maj, shënon heshtjen zgjedhore, ku ndalohet çdo lloj aktiviteti politik, publikim sondazhesh apo thirrje elektorale, ndërsa të dielën e 11 majit 3.7 milionë shqiptarë do të votojnë për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar.

Berisha Edi Rama fushata PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.