Me tone mjaft të ashpra ka folur deputetja kosovare Mimoza Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Prishtinës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti inicuar nga LDK, partia në koalicion qeverisës.
“Sot ata janë me maska por kurrë më parë nuk e kemi pas të zhveshur personalitetin para qytetarëve të Kosovës. Sot jemi lakuriq! Ne mblidhemi me rrëzu qeverinë kur gjithë bota mblidhet me luftu koronavirusin”, tha ajo në fjalën e saj.
Madje ajo tha se asnjë prej tyre “nuk po mundet me u shkurorëzu” nga Presidenti Thaci duke thënë se të 120 deputetët e kanë hak mallkimin e nënave kosovare : Të 120-ve që jeni aty ju zëntë koronavirusi.
