Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sot nisi qarkullimi veç me letërnjoftime, por Serbia dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën

11:22 / September 1, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën kur filloi së zbatuari marrëveshja për dokumentet e identifikimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ministria serbe e Mbrojtjes, tha se forcat e armatosura të Serbisë po zhvillojnë një stërvitje ushtarake në Zonën e Sigurisë Tokësore, që gjendet përgjatë kufirit me Kosovën.

“Stërvitja po kryhet me qëllim të mbajtjes së një shkalle të lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje, si dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë përgjatë vijës administrative në Kosovë dhe Metohi”, theksohet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftim, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet “stërvitjeve të veprimeve luftarake në rast të ndonjë sulmi ndaj njësisë, si dhe taktikave, teknikave dhe procedurave që përdoren për të parandaluar kalime të paligjshme, aktivitete të grupeve ekstremiste dhe krimin e organizuar”.

Heqja e dokumenteve për hyrje/dalje, që u arrit pas disa përpjekjeve ndërmjetësuese të SHBA-se e BE-së, pasoi përshkallëzimin e tensioneve midis dy shteteve, pasi serbët lokalë në veri ngritën barrikada për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për këto dokumente, por edhe për riregjistrimin e makinave.

Kosovo Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

11:30 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.