Siç është paralajmëruar dhe më herët pasditen e kësaj të mërkure priten reshje shiu në të gjithë vendin.
Sipas IGJEUM priten reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.
Përsa i përket temperaturave ato ulen ndjeshëm me 4-5 gradë Celsius.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e mërkurë, dt.18) dhe nesër (e enjte, dt.19) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Kukës dhe Korçë pritet rrezik “I LARTE’’ vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Kukës (Lindje) dhe Korçë (Lindje).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.18) dhe nesër (e enjte, dt.19) priten reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 26 °C
në vendet e ulëta: 17 / 26 °C
në vendet malore: 12 / 25 °C.
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.18) dhe nesër (e enjte, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
