Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot përballja e madhe Rama-Meta në Kushtetuese, gjykata vulos kompetencat e presidentit

08:55 / May 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60a35fd33d234
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen sot për të parën herë në Gjykatën Kushtetuese. Teksa Komisioni Hetimor do të mblidhet 2 kate më lart për të diskutuar shkarkimin e presidentit, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca për përplasjen e kryeministrit dhe presidentit mbi kompetencat në dekretimin e ministrave. Në vitin 2019, presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin fillimisht të Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm dhe më pas bllokoi dekretimin e Gent Cakës si ministër të Jashtëm. Kryeministri e cilësoi si antikushtetues këtë veprim dhe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të mungesës së anëtarëve vetëm tani do marrë një vendim. Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e parë, ku palët do të parashtrojnë pretendimet e tyre. Objekti i padisë së kryeministrit është: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”. Sipas burimeve, secila palë pritet të përfaqësohet nga avokatët dhe këshilltarët ligjorë. Por kjo seancë merr një rëndësi të madhe, pasi vjen në një kohë kur pas dere është shkarkimi i presidentit. Gjykata Kushtetuese ka qenë gjithmonë objekt debati mes qeverisë e presidentit. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për tentativa për kapjen e saj. Por seanca e sotme do të jetë e para e një natyre të tillë, pasi deri më tani çështjet që ka shqyrtuar gjykata kanë qenë të një niveli më të ulët. Dihet që në Kushtetuese disa anëtarë janë mbështetës të presidentit. Ndërkohë duhet theksuar se gjykata ka 7 anëtarë, pasi nuk janë emëruar ende emrat që i takojnë Gjykatës së Lartë, ndërkohë që Vitore Tusha është pa mandat. Me këtë vendim Kushtetuesja do të vulosë kompetencat e presidentit (nëse ka apo jo të drejtë të kthejë emrat që i dërgon kryeministri për anëtarë të qeverisë), por do të jetë dhe një sinjal sa i takon fatit të kreut të shtetit. Mazhoranca duket e vendosur për ta shkarkuar dhe ka treguar se i ka vota e nevojshme në Parlament. Por sipas Kushtetutës, në fund vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos nëse duhet shkarkuar apo jo presidenti. Pra vendimmarrja për kompetencat duket se do të jetë dhe një lloj sinjali (edhe pse janë raste shumë të ndryshme) nëse presidenti do të shkarkohet nga kjo gjykatë apo jo.

Përplasja për ministrat

Më 10 janar 2019, presidenti Ilir Meta, si kurrë më parë, i refuzoi kryeministrit një emër për të qenë anëtar i qeverisë. Rama propozoi Gent Cakajn për ministër të Jashtëm, por presidenti nuk pranoi ta dekretonte ku në një letër drejtuar shefit të qeverisë shprehej se Cakaj nuk ishte i përshtatshëm për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme. “Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, tha ai. Ndërkohë, pas mosdekretimit të Cakajt nga presidenti pati edhe një reagim nga Rama. Ai e quajti vendimin si antikushtetues dhe të turpshëm, ndërsa i kërkoi ndjesë edhe Kosovës. Ndër të tjera, Rama theksoi se argumentet e dhëna nga presidenti sipas tij janë të frikshme. Më pas ai iu drejtua Kushtetueses dhe sot do të vendoset se kush ka të drejtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.