Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sot përvjetori i Kongresit të Manastirit, Nikolla: Abetarja e unifikuar, hap drejt fuqizimit të rolit të shkollës

11:01 / November 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nikolla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur përvjetorin e Kongresit të Manastirit. Nikolla thekson se Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar. “Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar”.

Mesazhi i plotë

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprirës i zhvillimeve të pritshme të Shqipërisë. Vendimi i dijetarëve shqiptarë për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një akt iluminist, por shprehje e Rilindjes Kombëtare dhe një veprim që synonte të forconte unitetin kombëtar dhe lëvizjen për pavarësi.

Unifikimi i Alfabetit i parapriu aktit të Ismail Qemalit dhe patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. “Lufta me kartë e me pendë” i ndriçoi rrugën “luftës me barut e me armë”.

Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar.

Sot Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.

lindita nikolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.