Ani Begaj i cilësuar si “i forti” i Vlorës, u arrestua këtë mesditë nga policia e Vlorës, pas një konflikti me armë zjarri në lagjen “Pavarësia”. Bashkë me të u kap dhe një person tjetër. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar një automjet.
Me të mbërritur policia, dy të rinj të armatosur nuk i janë përgjigjur thirrjes se policisë që te dorëzoheshin dhe janë larguar. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe i kanë arrestuar në afërsi të Plazhit të Vjetër. Atyre u janë gjetur dhe armët tip pistolete.
Por nga ana tjetër emri i tij nuk është i panjohur, pasi Begaj dyshohet të jetë i përfshirë në një atentat në Vlorë (masakra e Çoles) ku humbën jetën 3 të rinj. Më 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
