Opozita e bashkuar ka lajmëruar sot pasdite mbajtjen e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira.
Masat e sigurisë përreth Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera janë shtuar, ndërkohë që njoftohet se në gatishmëri do të jenë mbi 1500 efektivë policie, duke përfshirë dhe civilët.
Opozita ka kërkuar 5 orë leje në polici për zhvillimin e tubimit, nga ora 19:00 deri në 23:59.