Vdekja tragjike e Jonadës 7-vjepare në plazhin e Potamit në Himarë nga ish-shefi i Komisariatit të Himares, Arjan Tase do të ngrejë edhe sot qytetarët në protestë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për protestën, duke garantuar se do të jetë në shesh. Berisha shkruan në facebook se Edi Rama po sillet si arrogant dhe po mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron duke refuzon kerkesat e qytetarëve.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Sot qytetarët do të mblidhen në orën 19:30 para Ministrisë së Brendshme, pasi sot skadon afati 72 orësh që i kishin vënë kryeministrit Edi Rama për shkakrimin e ministrave dhe drejtorit të Policisë së Shtetit.