Këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar heqjen e masës ”arrest në shtëpi”, në të cilën ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën akuzë për korrupsion për aferën “Partizani”. Seanca me gjyqtare Irena Gjokën pritet të nisë në orën 11:00. Në seancë avokatët e ish-kryeministrit pritet të paraqesin një akt-ekspertim kontabël, të bërë nga ekspertë privatë, mes të cilit kërkojnë të provojnë që Jamarbër Malltezi, po ashtu nën hetim për dosjen “Partizani”, nuk i ka përfituar paratë me të cilat SPAK pretendon se ka korruptuar vjehrrin ish-kryeministër.
Postime te ngjashme
Add A Comment
